Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot i ftohtë.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius.
“Vendi do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat në pjesën qendrore do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s”, vijon njoftimi.
Artikuj të ngjashëm