Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësira më të dendura parashihen në relievin malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 0 e 2 gradë Celsius, ndërsa maksimale në mes të 13 e 16 gradë.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.