Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e diela do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IHMK gjithashtu bën të ditur se indeksi i rrezatimit ultravjollcë (UV) do të jetë i lartë. Prandaj, qytetarët këshillohen që të shmangin ekspozimin direkt në diell gjatë orëve 10:00 deri në 17:00. Kujdes i veçantë rekomandohet për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.