Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët e vende-vende me riga shiu e bore.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, e ato maksimalet ndërmjet 3-4 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.