Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot më i ftohtë, që do të ndikohet nga masat e ajrit me origjinë nga veriu.
Sipas IHMK-së, pos të hënës, ditëve të tjera pritet të ketë ulje të temperaturave.
Temperaturat minimale do të sillen mes 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 14-20 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s. Të kujtojmë se në këtë javë, konkretisht më datën 23 shtator në orën 02:04 hyjmë në stinën e vjeshtës astronomike dhe dita me natën do të jenë të barabarta, pra, do të ndodh ekuinoksi vjeshtor dhe pastaj ditët vazhdojnë të shkurtohen për 1 min dhe netët të zgjaten për 1 min”, thuhet nga Instituti.