Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot më i ftohtë, që do të ndikohet nga masat e ajrit me origjinë nga veriu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.
Nga Instituti është thënë se pos të hënës që do të jenë temperaturat më të larta, në ditët tjera pritet të ketë temperatura më të ulëta, e po ashtu do të ketë edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të sillen mes 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 14-20 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s. Të kujtojmë se në këtë javë, konkretisht më datën 23 shtator në orën 02:04 hyjmë në stinën e vjeshtës astronomike dhe dita me natën do të jenë të barabarta, pra, do të ndodh ekuinoksi vjeshtor dhe pastaj ditët vazhdojnë të shkurtohen për 1 min dhe netët të zgjaten për 1 min”, thuhet nga Instituti.