Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Kjo situatë stabile është krijuar për shkak të fushave të fuqishme anticiklonike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik”, është thënë nga Instituti.

Të hënën do të jetë moti me diell e vranësira të pakta, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin në mes minus 4 dhe minus 2 gradë Celsius, e maksimalet mes 4-7 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe të martën, ndonëse do të ketë një ngritje të lehtë të temperaturave.

Të mërkurën moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

“Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius”, thuhet nga Instituti.

Edhe Java e ardhshme me mot stabil e temperatura deri në 29 gradë në Kosovë Arbëri 2 muaj më parë Java e ardhshme me mot stabil e temperatura deri në 29 gradë në Kosovë

Të enjten e të premten do të ketë mot kryesisht të vranët. Të premten vende-vende parashihet shi.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. Të kujtojmë se në këtë javë, pikërisht më 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04: 27 dhe do të zgjasë 88 ditë, deri më 20 mars, 2024”, ka njoftuar Instituti.