Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti me shi të dielën në Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu parashihet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në viset malore pritet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.

“Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius., ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IMHK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Artikuj të ngjashëm