Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me shi të dielën në Kosovë

moti me shi

Foto: Ilustrim

Mot i vranët dhe me reshje shiu do të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Artikuj të ngjashëm