Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell.
Sipas parashikimeve, në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale.
Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.
Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.