Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjethet

Foto: Driton Paçarada

Fillimi i javës së ardhshme pritet të ketë mot kryesisht të vranët, me mundësi që vende-vende të ketë riga lokale shiu, veçanërisht ditën e hënë. Duke filluar nga dita e martë, parashikohet stabilizim gradual i kushteve atmosferike dhe rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, kryesisht atyre të mesditës. Temperaturat minimale do të jenë paksa të ulëta në mëngjeset e para të javës, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje e temperaturave maksimale.

Temperatura më e ulët gjatë javës së ardhshme pritet të jetë të enjten, -2 gradë celsius, ndërsa maksimalja më e larta pritet të jetë të premten që mund shkojë deri në 19 gradë celsius.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën pritet të jetë moti i vranët dhe me riga shiu vende-vede. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 13 gradë celsius.

Të martën është paraparë të jetë poashtu mot i vranët por me intervale dielli. Temperatura minimale pritet të zbresë në 2 gradë celisus ndërsa maksimalja pritet të shkoj në 13 gradë celsius.

Të mërkurën ndërkaq është paraparë mot me diell por minimalja mund të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të shkoj deri në 16 gradë celsius.

Mot me diell është paraparë edhe të enjten por temperatura minimale pritet të zbresë deri në -2 gradë celsius, derisa maksimalja të shkoj deri në 18 gradë celsius.

Edhe të premten pritet të jetë mot me diell dhe vranësira. Minimalja pritet të jetë 2 gradë, ndërsa maksimalja deri në 19 gradë celsius.