Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti javën e ardhshme kryesisht 17 gradë celsius

Gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Moti javën e ardhshme pritet të vazhdojë me diell dhe me temperaturë maksimale kryesisht deri në 17 gradë celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihen edhe riga shiu por do të jenë të pakta.

Të hënën pritet të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperatura minimale mund të zbresë deri në -4 gradë celsius, ndërsa maksimalja pritet të jetë 17 gradë celsius.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe të martën parashihet mot me diell por me vranësira të shpërndara. Temperatura minimale pritet të jetë -1 gradë celsius ndërsa maksimalja 17 gradë celsius.

Të mërkurën po ashtu moti pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperatura minimale mund të zbresë deri në 0 gradë ndërsa maksimalja sikurse edhe në dy ditët paraprake pritet të arrijë deri në 17 gradë celsius.

Ndërkohë të enjten është paraparë mot i vranët dhe me intervale me diell por vranësirat në vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë celsius.

Mot me intervale me diell pritet të jetë edhe të premten, maksimalja sikurse edhe në ditët e tjera, pritet të shkoj deri në 17 gradë celsius.