Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale të shkurtra me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh se më 7-8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit të depërtojë në rajon e të sjellë një masë ajrore të ftohtë.
Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 4-6 gradë celsius, e maksimalet mes 9-13.
Të martën parashihet mot kryesisht i vranët e me riga shiu. Të mërkurën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa do të ketë ngritje të temperaturave.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 17 gradë celsius.
Të enjten moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa të premten moti do të jetë i vranët e vende-vende do të ketë reshje shiu.
-
Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta
-
Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme
-
Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë luhatje
-
Java e ardhshme me mot stabil e temperatura deri në 29 gradë në Kosovë
-
Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme