Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për sot e nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes dhe së shtunës, vendi të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke iu afruar vlerave të temperaturave mesatare të janarit.

Kjo situatë meteorologjike pritet të përcillet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende edhe me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.