Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell të premten në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me rrufe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas IHK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.