Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell, të premten e të shtunën në Kosovë

Gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar të enjten se gjatë dy ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me rrufe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-30 gradë celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, andaj këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.