Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me intervale dielli të premten në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë së premtes parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.

IHK-ja parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius.

“Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.