Të premten në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
“Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit ,temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë celsius”, thuhet në njoftim.