Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell të dielën në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Mot me diell dhe me temperatura të ngjashme si një ditë më parë pritet të mbajë edhe të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pasdites parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Artikuj të ngjashëm