Dita e enjte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.
Temperaturat minimale parashihen të zbresin nga -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit.
Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
