Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell e vranësira kalimtare sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të mbizotërohet nga moti me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat barike nuk pritet të ketë luhatje të mëdha, derisa kjo situatë pritet të jetë relativisht e qetë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius. Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu”, thuhet në njoftim.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.”