Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot kryesisht i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët e me reshje shiu.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të enjten nuk parashihet ndonjë reshje, pos ndonjë rigë e izoluar. Në territore të ulëta do të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 6-8 gradë Celsius.