Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë

moti

Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte, edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe të mërkurën.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 24-25 gradë Celsius.