Dita e parë e nëntorit në Kosovë pritet të jetë e ftohtë dhe me mjegull. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të martën pritet të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditë do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.”
Artikuj të ngjashëm