Arbëri

Mot i ftohtë dhe me reshje bore të hënën në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Mot i ftohtë dhe me temperatura tipike dimërore, me reshje bore të intensitetit të dobët, pritet të mbajë të hënën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihen erëra të fuqishme, të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit.

Edhe pjesa qendrore do të përfshihet nga erërat e fuqishme që do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.