Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për shqyrtimin e rrethanave që çuan deri te dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, i ka skaduar mandati pa arritur që të prezantojë para Kuvendit raportin përfundimtar.
Andaj, ky Komision i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit zgjatjen edhe për një muaj të mandatit në mënyrë që të arrijë të përfundojë punën për të cilën është formuar.
Ky Komision ka për qëllim të hetojë rrethanat për ndriçimin e procedurave që çuan deri te dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti.
Me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë është mjek.
Artikullin e plotë e gjeni te Radio Evropa e Lirë
-
Komisioni hetimor s’ka kujt t’ia paraqesë raportin për dëbimin e shtetasve turq
-
Përgjegjësia për dëbimin e shtetasve turq i bie Thaçit, Kuvendi e miraton mes përplasjesh raportin e Komisionit
-
Ndërpritet mbledhja e Komisionit për shtetasit turq, vazhdon në 16:00
-
Tatëpjeta e hetimeve mbi dëbimin e shtetasve turq
-
31 shkeljet rreth dëbimit të shtetasve turq, që do t`i trajtojë Prokuroria Speciale