Komisionit Hetimor Parlamentar i formuar për të hetuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, i ka skaduar mandati pa arritur të paraqesë para Kuvendit raportin përfundimtar.
Për këtë arsye, kryetari i këtij Komisioni, Xhelal Sveçla, dhe nënkryetari Driton Selmanaj, javën e kaluar kanë ushtruar padi ndaj kryesisë së Kuvendit në Gjykatën Themelore në Prishtinë për siç thuhet se “ky organ nuk ka lejuar Komisionin që ta përmbushë mandatin e saj ligjor, duke mos lejuar që Komisionit t’i vazhdohet mandati i përcaktuar me ligj”.
Ky komision është funksionalizuar në muajin korrik të vitit 2018, ndërkaq në fund të vitit të kaluar kishte kërkuar nga kryesia e Kuvendit zgjatjen edhe për një muaj të mandatit në mënyrë që të arrijë të përfundojë punën për të cilën ishte formuar.
Komisioni ka për qëllim të hetojë rrethanat për ndriçimin e procedurave që çuan deri te deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të vitit të kaluar.
Me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë është mjek.
Edhe
Deputetët Sveçla dhe Selmanaj padisin Kryesinë e Kuvendit për hetimin e 6 turqve
Kryetari i këtij Komisioni, Xhelal Sveçla, dyshon se mungesa e një vendimi për t’i vazhduar mandatin këtij komisioni është bërë qëllimisht, pasi siç thotë ai, gjatë hetimeve janë identifikuar shkelje nga zyrtarë në pushtet.
-
Mospajtime në Komisionin Hetimor rreth dëbimit të shtetasve turq
-
Përgjegjësia për dëbimin e shtetasve turq i bie Thaçit, Kuvendi e miraton mes përplasjesh raportin e Komisionit
-
VV-ja dhe LDK-ja kërkojnë seancë të jashtëzakonshme lidhur me dëbimin e shtetasve turq
-
Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq miraton draft-raportin