Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, kanë ngritur padi ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për pengim të përmbushjes së detyrës së këtij komisioni për të ndriçuar rastin e deportimin e shtetasve turq.
Padia kërkon ndërmarrjen e masave administrative ndaj Kryesisë së Kuvendit për shkak se ky organ nuk ka lejuar Komisionin që ta përmbushë mandatin e saj ligjor, duke mos lejuar që Komisionit t’i vazhdohet mandati i përcaktuar me ligj.
“Pretendimi i Kryesisë se zgjatja e mandatit bëhet vetëm me një kërkesë formale të bërë nga Komisioni brenda afatit 4 mujor, është i paqëndrueshëm meqë Ligji për Hetim Parlamentar, në të gjitha pikat e Nenit 6 njeh një afat prej gjashtë muajsh për tu përmbyllur mandati i një komisioni hetues”, thuhet në komunikatën e dërguar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla.
“Kërkojmë nga gjykata që ta obligojë Kryesinë e Kuvendit që ta zbatoj Ligjin, domethënë të lejojë vazhdimin e mandatit të Komisionit për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq”, thuhet në komunikatë.
Sipas dy deputetëve, edhe vetë dokumentet e Zyrës Ligjore të Kuvendit njohin afatin gjashtëmujor si afat brenda të cilit një komision hetimor duhet të kryejë punën dhe të dorëzojë në Kuvend një apo më shumë raporte për çështjen e hetuar.
“Kryesia e Kuvendit ka injoruar përfundimin e vetë Kryesisë se një komision duhet të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit në një periudhë prej gjashtë muajsh. Si komisioni për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq kur kemi kërkuar zgjatjen e mandatit të tij, ka qenë në muaji i katërt i formimit tonë, gjë që e bën këtë kërkesë krejtësisht legjitime dhe ligjore”, thuhet në komunikatë.
-
Komisioni hetimor s’ka kujt t’ia paraqesë raportin për dëbimin e shtetasve turq
-
VV-ja dhe LDK-ja kërkojnë seancë të jashtëzakonshme lidhur me dëbimin e shtetasve turq
-
Beqa dyshon se Sveçla e Selmanaj punojnë për agjentura turke, “s’deshën të vërtetën për deportimin e gylenistëve”
-
PDK-ja paralajmëron padi ndaj Sveçlës dhe Selmanajt në lidhje me Komisionin për Gylenistët
-
Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq miraton draft-raportin