Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moratoriumi i gjuetisë rikthen speciet e zhdukura në Parkun e Tomorrit

Tiranë, 5 maj – Moratoriumi i gjuetisë ka risjellë në Parkun Kombëtar të Tomorrit kafshët që dikur e kanë pasur habitatin e tyre këtë zonë.

Drejtori i këtij parku Fatos Nako, konfirmon për ATSH se “numri i kafshëve dhe shpendëve dikur të zhdukura nga kjo zonë, po rikthehen e po shumohen aty, në habitatin e vjetër. Siç shkruan ATSH, kohët e fundit është vënë re dhe janë filmuar nga kamerat kurth, kaprolli, dhia e egër, ariu i murrmë, dhelpra, derri i egër e plot gjallesa të tjerë që mendoheshin të zhdukura”.

“Efekti pozitiv i moratoriumit është njëra anë por dhe ndërgjegjësimi i komunitetit për t’i ruajtur kafshët dhe shpendët e rrallë ka dhënë frytet e veta”, thotë Nako.

Kafshët dhe shpendët e rrallë, kanë dhe një vlerë turistike për atë grup vizitorësh që janë të interesuar për t’u njohur me jetën e këtyre kafshëve. Administrata e parkut ka ngritur dhe instruktuar specialist të posaçëm që njohin mirë këto kafshë, dinë sjelljet e tyre dhe bëjnë të mundur shoqërimin e grupeve të vizitorëve që lëvizin në këto zona.

“Po punojmë me Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës, që të rinjtë gjimnazistë vullnetarë dhe me njohuri të gjuhës angleze, të veshur me bluza me logon tonë dhe të “Natyra 2000”, që të shpërndajnë fletëpalosje me vendet më të bukura turistike e kulturore dhe natyrore. Për momentin po trajnojmë të rinj që të monitorojnë parkun dhe të shoqërojnë turistët në vende të sigurta”, thotë ai.

Parku i Tomorrit ka qenë një nga parqet më të vizitueshëm për vitin e shkuar me rreth 160 mijë vizitorë të huaj dhe vendas duke përshirë këtu dhe vizitorët që janë futur në qytetin e Beratit.

Edhe Dhelpra e kuqe, pjesë e pasurisë së faunës në Parkun Kombëtar të Dajtit Kuriozitet Dhelpra e kuqe, pjesë e pasurisë së faunës në Parkun Kombëtar të Dajtit

{gallery}