Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ftoi liderët evropianë të përcjellin festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.
Osmani, gjatë Samitit të Bashkimit Evropian të enjten, u pyet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për Dua Lipën, e kjo e ftoi atë, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Si është Dua?”, pyeti Ursula von der Leyen, teksa Osmani ia ktheu: “Ajo është mirë”.
Ditë më parë u mor vendim që të rikthehet “Sunny Hill” në Prishtinë, nga 4 deri më 7 gusht.
Sipas Ministrisë së Kulturës, festivali do të mbahet edhe në Tiranë, më 26, 27 dhe 28 gusht “në një edicion të veçantë me një line-up tjetër".
Momenti kur Osmani i fton në “Sunny Hill” liderët evropianëMomenti kur presidentja Osmani i fton në “Sunny Hill” liderët evropianë DETAJE: https://www.koha.net/r331670 ?
Posted by Koha.net on Thursday, June 23, 2022