Ashtu siç Lëvizja Vetëvendosje e shfrytëzoi aktgjykimin për sulmin ndaj Kuvendit për ta shndërruar në kauzë politike, njëjtë po bën tash duke e shfrytëzuar krizën brenda subjektit. Kështu tha opinionisti Rrahman Paçarizi në Rubikon të KTV-së duke ju referuar letrës së dy familjeve të aktivistëve tashmë të dënuar të kësaj partie.
Paçarizi përmendi një pjesë të letrës e cila thotë se ata para se të shprehin atë reagim, kanë kontaktuar me zyrtarët e partisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kontaktuam me zyrtarë të Lëvizjes të cilët na njoftuan që kjo nuk është bërë ne koordinim me organet e Lëvizjes, përkatësisht Sekretariatin e Përgjithshëm që drejtohet nga Ismajl Kurteshi, i cili me sa dimë nuk është në dijeni për këtë emision”, thuhet në shkrimin e publikuar në Facebook nga motra e Atdhe Arifit, Diellëza.
Molliqaj tha se vazhdon t’u rezistojë pyetjeve lidhur me këtë temë duke theksuar nuk flet derisa Albin Kurti, ish-lideri i partisë është i lirë. Tutje Molliqaj u pyet se pse nuk mori pjesë në seancën e fundit të aktivistëve kur dihej se do të jepej vendimi ndaj tyre. Ai tha se kishte një rast tjetër shumë më të rëndësishëm duke mos përmendur se çka.
“Atë ditë mendoja se do të liroheshin, pasi kisha parë krejt materialin”, thotë ai. “Ajo pse unë jam marrë dhe kam me vazhdu mu marrë me këtë proces është se një shok i imi nuk është më këtu”, ka thënë Molliqaj duke ju referuar aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari.