Pak orë para se të fillojë emisioni “Rubikon” në KTV, në të cilin u paralajmërua tema për aktgjykimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës dhe zhvillimeve të brendshme brenda kësaj partie doli një reagim i familjeve të Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit.
Në studio, deputeti dhe ish sekretari i Lëvizjes, Dardan Molliqaj iu përgjigj këtyre reagimeve. Ai tha se nuk mund të komentoj asnjë prej këtyre reagimeve derisa ish lideri i partisë, Albin Kurti të jetë në liri, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur Albin Kurti të jetë në liri do të flas për këtë gjë. Detajet do t’i tregojmë në kuadër të një konteksti politik që ekziston, jo i një problemi mes meje dhe familjeve. Kërkoj mirëkuptimin e juaj dhe të gjithë qytetarëve. Të presim edhe nesër, pas ditës së nesërme do të flasim për këto”, ka thënë ai.
Faqja zyrtare e Lëvizjes në Facebook paralajmëron çdo debat apo intervistë ku marrin pjesë anëtarë e aktivistë të LVV-së. Njëjtë nuk ndodhi edhe sot. Pjesëmarrja e Dardan Molliqajt kaloi në heshtje dhe nuk u publikua në këtë faqe.
Molliqaj tha se pasi që Albin Kurti të jetë në liri, ai do të vijë në po të njëjtën studio dhe të jap një përgjigje për secilën prej këtyre pyetjeve. Tutje Molliqaj tha se nuk ka asnjë provë të qëndrueshme e cila dëshmon fajësinë e aktivistëve.
“E them me bindje të plotë se nuk ka prova të qëndrueshme që aktivistët tonë janë të përfshirë. Videot e lëvizjes së motoçikletës janë dërguar ne ekzaminim për të bërë përputhjen dhe e thotë tekstualisht që asnjë material nuk tregon përputhshmëri”, ka thënë ai.
Familjet e të dënuarve të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit përmes një letre publike kanë shkruar se Dardan Molliqaj nuk përfaqëson qëndrimet e tyre.