Familjet e të dënuarve të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit përmes një letre publike kanë shkruar se Dardan Molliqaj nuk përfaqëson qëndrimet e tyre.
Në këtë letër këto familje kanë shkruar se Molliqaj në emisionin “Rubikon” të KTV-së pritet të flasë për dënimin e aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës dhe çfarëdo deklarate e Molliqajt do të jetë e papranueshme nga këto dy familje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, në orët e pasdites kuptuam që në emisionin Rubikon të KTV-së do të flitet për rastin e dënimit të padrejtë të bijve tanë nga Gjykatat e kapura të këtij regjimi politik. Poashtu nga njoftimi publik kuptuam që në emër të Lëvizjes dhe aktivistëve të dënuar do të fliste Dardan Molliqaj. Me të kuptuar këtë, ne kontaktuam me zyrtarë të Lëvizjes të cilët na njoftuan që kjo nuk është bërë ne koordinim me organet e Lëvizjes, përkatësisht Sekretariatin e Përgjithshëm që drejtohet nga Ismajl Kurteshi, i cili me sa dimë nuk është në dijeni për këtë emision”, thuhej në letrën e familjeve Haliti dhe Arifi.
“Ne jemi shumë të indinjuar dhe njëkohësisht të prekur thellë sesi dikush po mundohet të fitojë popullaritet përmes çështjes së bijve tanë. Ne duam të besojmë që organet e Lëvizjes do të na përfaqësojnë drejtë. Poashtu duam të njoftojmë që as në këtë emision dhe në asnjë qëndrim publik të shprehur, Dardan Molliqaj nuk na përfaqëson dhe nuk mund të shtiret sikur po i mbrojnë bijtë tanë. Ai, tashmë kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga dënimi i bijve tanë nuk na ka kontaktuar fare e as vizituar”, thuhej në këtë letër.
“Dardan Molliqaj para se të marrë pjesë në emisione për këtë çështje, duhet të na e sqarojë mungesën e tij në seancën ku bijve tanë iu shqiptua dënimi. Ai morri pjesë në secilën seancë tjetër, përveç në ketë të fundit. Dardan, para se të flasësh në emrin e bijve tanë dhe në emrin tonë na trego ku ishe atë ditë?”.