Për Dardan Molliqajn e PSD-së, dëshmia më e mirë që Glauk Konjufca ka qenë në SHIK, ka qenë biseda e tij e mbrëmshme në “Interaktiv” të KTV-së.
Po në këtë emision, sonte, një natë pas Konjufcës, Molliqaj ka thënë se
“ata që kanë pasur rastin ta ndjekin bisedën me Konjufcën, e kanë kuptuar të vërtetën”.
“Prej elozheve që i bëri SHIK-ut dhe njerëzve që kanë punuar aty, vetëm sa nuk e tha që: po, unë kam qenë njëri prej atyre që kam shërbyer aty”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se në këtë debat, dy gjëra duhet pasur parasysh.
Edhe
Konjufca: Unë s’kam qenë në SHIK, Aida Dërguti po
“E para, dokumentet se kush ka punuar aty i ka vetëm SHIK-u, dhe asnjë dokument për asnjë zyrtar të SHIK-ut nuk ka dal në publik deri më tani. Për ta nxjerrë një të tillë duhet vetëm përmes Kadri Veselit”, ka thënë Molliqaj, që sipas tij, “Konjufca po përgjigjet si shefi i tij i dikurshëm, Kadri Veseli, që për gjithçka që flisnim thoshte shkoni në gjykatë”.
“Jo të gjitha faktet janë materiale”, ka thënë Konjufca.
“E dyta, që ka bërë gabim Konjufca, është që nuk e ka pranuar që ka qenë në SHIK. Para një viti është folur se ai ka qenë në AAK, dhe nuk e ka pranuar, deri mbrëmë këtu te ju. Nuk e pranon se në vitin 2000 ka pasur takim me një grup të rinjsh është takuar me Thaçin për t’u bërë pjesë e Forumit Rinor”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se janë dhjetëra deputetë, gazetarë, e politikanë të tjerë të cilëve Glauk Konjufca vetë ua ka pranuar në periudha të ndryshme që ka qenë në SHIK.
“Mua personalisht, më ka thënë ose kah fundi i shkurtit ose fillimi i marsit të 2018-ës, dhe unë nuk e kam pasur problem. Problemi që e kam është pse ai nuk është gati për të ballafaquar me të vërtetën dhe me të kaluarën e tij”, ka thënë Molliqaj.
Tutje ai ka thënë se ishte Vetëvendosje ajo që kishte bërë akuza ndaj ish-pjesëtarëve të saj.
“Debatin Glauku e ka keqpërdor, pasi edhe e ka ndërruar të gjithë diskursin. Megjithatë kjo është çështje e tij. Do të donim të flisnim për dallimet politike që kemi. I kam lutur për kohë të gjatë që të mos lëshohen në teori konspirative. Na kanë akuzuar për SHIK-un, për Devollët e për Stanishiqin. Edhe sonte e ftoj Glaukun hajde e diskutojmë gjërat një nga një. Sjellja e tij është në kundërshtim me atë çfarë bën Vetëvendosje”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se ishte vet Glauk Konjufca që ka treguar që ishte në SHIK, por edhe Fadil Lepaja kishte dhënë detaje.
Edhe
Përplasja e ish-kolegëve Molliqaj-Konjufca në Kuvend
“Kam mundur me thënë të dhëna të tjera, për persona të tjerë. Kam mundur më dhënë vite të tjera. Lepaja ka qenë burri i hallës së Glaukut. Shumë hapur fliste me neve. Me detaje ka treguar pagën, e pse është larguar edhe ka shkuar në AAK”, është shprehur ai.
Molliqaj tutje shton se janë tri gjëra që ka treguar ky debat me Glauk Konjufcën.
Sipas tij, “1. Glauku është treguar hipokrit. 2. Kjo është rrezik për të ardhmen pasi nuk e pranon të kaluarën. 3. Refuzon me ardhë në emision. Nëse është i bindur pse nuk po vjen në emision”.
Molliqaj tregon se si i kishte treguar vet Konjufca që ishte pjesë e SHIK-ut.
“Këtë çështje e ka thënë edhe vet ai. Glauku më pat thënë a tash po e din ti a, por jo në aspektin negativ. Plot deputetë të PDK-së shpreheshin se jo vetëm Glauku por plot të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë e SHIK-ut. Kjo çështje më nuk është sekret. Të gjitha po i pranon Glauku veç fjalinë s’po e thotë se ka qenë. Kadri Veseli kurdo mundet me ia qitë këto të dhëna. Gjykata mundet t’i bëjë një kërkesë SHIK-ut që t’ia jep dokumentet. Glauku po ka siguri se Kadri Veseli e të tjerët nuk flasin. Kjo është 100 për qind e vërtetë. Këto dokumente për Glaukun i ka Kadri Veseli me shokët e tij. E ata mund të vendosin kurdo me ja qitë ato dokumente”, është shprehur Molliqaj.
Molliqaj thotë se nuk ka pritë që Lepaja ta pranojë një gjë të tillë.
“Lepaja ka punuar në katin e katërt të selia e PDK-së. Nuk kam shpikë, se pastaj mund të shpiki për secilin. Njerëzit e SHIK-ut po e mbrojnë agjentin e vet të mëhershëm. E kam propozuar Glaukun në dhjetor 2017. Nuk e kam problem as sot që ai ka qenë pjesë e SHIK-ut. Tash po më duket i dyshimtë Glauku, ai e din se ka qenë pjesë e SHIK-ut”, ka thënë Molliqaj.
Edhe
Molliqaj zbulon në Kuvend “aktivitetet e Konjufcës në SHIK”
Tutje Molliqaj ka thënë se, “A duhet ata me e dëshmuar që ne jemi me Devollët, Stanishiqin e SHIK-un. Ata kanë veç konspiracion. Kur ftohen në tavolinë që të flasim për këto akuza ata ikin.
Sipas Molliqajt kryeparlamentari Veseli i ka letrat për Konjufcën, e është i bindur se Veseli ka me i qitë.