Ministri i Mjedisit, Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për projektin “Rregullimi i Kanalizimit në Mitrovicë”, i cili kap vlerën 50,000,00 €.
Me realizimin e këtij projekti të përkrahur nga Ministria e Mjedisit, banorët e Mitrovicës përfitojnë në ngritjen e cilësisë dhe mirëqenies së përditshmërisë së tyre.
Gjatë nënshkrimit të memorandumit, Bahtiri falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e dhënë në rregullimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi nis realizimi i menjëhershëm i projektit.
Artikuj të ngjashëm
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
-
Mitrovica përfiton mbi 33 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza
-
Nënshkruhet memorandum për trajtimin e ujërave të zeza në kryeqytet
-
Matoshi e Begaj nënshkruajnë memorandume për projekte mjedisore në Malishevë