Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot, është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me ç’ rast kanë biseduar për aksionin “ Ta pastrojmë Kosovën”, i cili fillon më 15 shtator 2018, njofton kumtesa, trasnemton Koha.net .
Gjatë këtij takimi, Matoshi ka kërkuar nga Myftiu Tërnava përfshirjen e BIK-ut në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, me qëllim të përmirësimit të mjedisit për qytetarët e Kosovës.
“BIK-u është institucion i respektuar, ka 800 xhami dhe në të gjitha xhamitë do të ketë thirrje për pastrim. Ne me BIK-un do të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, mirëpo për këtë temë na bashkon pastërtia e vendit tonë”, deklaroi Matoshi.
Myftiu Tërnava premtoi mbështetje për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.
-
Shteti vazhdon mobilizimin për të nisur aksionin e pastrimit të Kosovës
-
Aksioni i Task Forcës për ta pastruar Kosovën nis më 15 shtator, zgjat 3 muaj
-
Ternava thotë se nesër do të marrin vendim për dezinfektimin e xhamive në Kosovë
-
Kërkohet aktivizim masiv qytetar për aksionin global të pastrimit që e udhëheq Kosova
-
Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës bëhet thirrje kundër përdorimit të narkotikëve