Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, shumë pranë vendit ku kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë së re.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KOHËN se mjeti është identifikuar në mëngjes.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje tha se ky mjet i gjetur, dyshohet se ka mbetur para shumë kohe.
“Dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, shtoi Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë
-
Alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja
-
Aksident te rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, dy të lënduar
-
FSK-ja tërheq një mjet shpërthyes që u gjet në Prizren