(Kosovapress 8 shkurt) - Në Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është aplikuar metoda me Jod Radioaktiv për trajtimin e pacientëve, të cilët kanë probleme me gjëndrën tiroide, konkretisht vetëm te pacientët me probleme tireotoksikoze..
Sipas një njoftimi të QKUK-së, ky shërbim është aktivizuar, pas licencimit të klinikës nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore(AKMRrSB).
“Me fillimin e implementimit të metodës me Jod Radioaktiv, Mjekësia Nukleare ka kompletuar gamën rreth ofrimit të shërbimeve për problemet me gjëndrën tiroide. Pas përmirësimit të situatës me pandeminë COVID-19 dhe furnizimit me materialin e nevojshëm, në Mjekësinë Nukleare ka filluar punën Laboratori i RIA, ku po punohen të gjitha llojet e analizave laboratorike për gjëndrën tiroide si: T3, T4, TSH, AntTPO, AntTG dhe Tg’’, thuhet në njoftim.
Në Mjekësinë Nukleare të QKUK-së nuk ka listë të pritjes dhe të gjithë pacientët marrin shërbimet e nevojshme mjekësore brenda javës.
-
SHSKUK: Shërbimi i Radioterapisë është plotësisht funksional
-
Rikthehet shërbimi i radioterapisë në QKUK
-
Asnjë analizë e tiroides s’bëhet në QKUK, prej më shumë se tetë muajsh
-
Decentralizimi i kimioterapisë vlerësohet nevojë e domosdoshme
-
Rastet me tiroide prekin edhe të rinjtë, pritjet për operim në ORL zgjasin me vite