Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjekësia familjare kosovare me model nga Britania e Madhe

Në Prishtinë po mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Mjekësisë Familjare, në të cilën mjekë nga vende të ndryshme po diskutojnë përvojat për zhvillimin e mjekësisë familjare.

Albana Sahiti-Morina, kryesuese e këshillit organizativ, i tha RTK-së se kjo konferencë, që ka filluar dje në Prishtinë, ka mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

Ndërsa Albana Sahiti-Morina thotë se “secili mjek që e përfundon mjekësinë familjare e ka vendin e punës”, Mehmedali Gashi, trajnues i programit të mjekësisë familjare, tha se kjo konferencë është shumë me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë familjare në vendin tonë.

“Përvoja që sjellin pjesëmarrësit është shumë e mirë për neve. Në mjekësinë familjare ne në Kosovë punojmë me plan-programin e Britanisë së Madhe dhe punojmë sipas standardeve”, i tha ai RTK-së.

Gashi ka bërë me dije se kanë 17 ekipe për t’u ndalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë. Sipas tij janë bërë shumë reforma në kujdesin parësor shëndetësor.