Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët kundërshtojnë konceptin e mjekësisë familjare

Valbona Dermaku është pediatre në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Tashmë fëmijët që ajo kontrollon së pari duhet të marrin një udhëzim nga mjeku familjar si mendim shtesë të një mjeku për fëmijë.

Në repartin ku ajo punon ka më pak pediatër për shkak se ata që janë pensionuar janë zëvendësuar me mjekë familjarë në bazë të konceptit të mjekësisë familjare.

Dermaku në 038 të KTV-së thotë se mjekët familjarë e pediatrat konsultohen mes vete, teksa shton se askush nuk është i pazëvendësueshëm në mjekësi.

"Meqenëse e parasheh ligji atëherë edhe mjeku familjar është i përgatitur dhe mund të ballafaqohet me numrin e pacientëve e sidomos të fëmijëve, për arsye se askush në mjekësi nuk është i pazëvendësueshëm dhe në mjekësi nuk ka barriera, nuk ka limite dhe nuk ka kufij. Na edhe ashtu si pediatër e kemi bashkëpunimin me mjekë familjarë dhe konsultohemi me ta, por edhe mjekët familjarë konsultohen me ne. Kishte me qenë shumë e arsyeshme se në fillim kemi punuar si mjekë, mandej janë bërë specializimet, dhe sipas specializimeve jemi këtu duke punuar", tha ajo.

Në QKMF dhe Drejtori të Shëndetësisë thonë se po mundohen të bindin qytetarët se për kujdesin themelor shëndetësor nuk është gjithmonë i domosdoshëm mjeku specialist.

Edhe QKMF-të kërkojnë ndryshimin e U. A. për punësimin e pediatrit, gjinekologut dhe neonatologut Arbëri QKMF-të kërkojnë ndryshimin e U. A. për punësimin e pediatrit, gjinekologut dhe neonatologut

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Sami Uka, ka thënë se nuk e ndjejnë mungesën e pediatërve, pasi sipas tij ka numër të mjaftueshëm të tyre.

“Fatmirësisht ne nuk e ndiejmë mungesën e pediatërve dhe kemi numër të mjaftueshëm, e aq më tepër duke marrë parasysh edhe udhëzimin administrativ më të riun të Ministrisë së Shëndetësisë 2020, i cili nuk e parasheh pediatrin si pjesë të ekipeve të mjekësisë familjare, si pjesë e përhershme e tyre, edhe gradualisht po synojmë dhe po arrijmë që t’i bindim edhe qytetarët se në fakt për kujdesin themelor shëndetësor nuk është i domosdoshëm pediatri gjithmonë”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, sqaron se me një udhëzim të ri nuk lejohet më rekrutimi e punësimi i pediatërve.

Ai sqaron edhe ligjin i cili në konceptin e mjekësisë familjare nuk e sheh pediatrin si pjesë të kujdesit parësor.

"Në kujdesin parësor shëndetësor koncepti i mjekësisë familjare nuk e shef pediatrin si pjesë të konceptit dhe pjesë të kujdesit parësor shëndetësorë, dhe të gjitha punët që mund t’i kryejë një pediatër në kujdesin parësor shëndetësor, të njëjtat mund t’i kryejë edhe mjeku familjar, dhe të gjithë mjekët pediatër që janë në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor do të përfundojnë punën e tyre deri në pensionim, dhe deri atëherë do të jenë pjesë e kujdesit parësor shëndetësor, mirëpo në bazë të udhëzimit të ri administrativ nuk lejohet rekrutimi ose punësimi i pediatreve të tjerë".

Edhe Qytetarët e Prishtinës s’mund të zgjedhin mjekun familjar përmes e-Kosova SOT Qytetarët e Prishtinës s’mund të zgjedhin mjekun familjar përmes e-Kosova

Por, qytetarët thonë se drejtohen në QKMF për faktin se përveç mjekut familjar gjejnë edhe internistë, radiolog, pediatër e mjek të tjerë të profilizuar.

Qytetari Fetah Haxholli shprehet i mllefosur për këtë. Ai thotë se secili duhet ta kryej profesionin e vet.

"Secili e ka profesionin e vet e secili duhet me punu sipas profesionit të vet e jo me punu qysh t’i vjen, këtu punohet veç për shkel e shko dhe s’di çka na ka gjet", tha ai.

Një tjetër qytetar, Genart Gjoshi, po ashtu thotë se zëvendësimi i pediatërve nuk është në rregull.

Edhe Qytetarët e Prishtinës hasin në vështirësi për përzgjedhjen e mjekut familjar SOT Qytetarët e Prishtinës hasin në vështirësi për përzgjedhjen e mjekut familjar

"Jo nuk është në rregull, sepse për disa analiza duhet me prit 3-4 orë dhe me ardh dikush tjetër, me zëvendësu që nuk është në drejtim të caktuar nuk është në rregull", ka thënë ai.

Në QKMF kanë thënë se mjekët e përgjithshëm kryejnë edhe trajnime në mënyrë që të jenë më të mirë në ofrim të shërbimeve.