Në Mitrovicën e Veriut është vendosur gurthemeli për nisjen e punimeve në ndërtesën ku do të vendoset Administrata Tatimore e Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili në rrjetin social Facebook, shkroi se ky investim po bëhet nga Qeveria e Kosovës.
“Sot Mitrovicën e Veriut vendosëm gurthemelin për nisjen e punimeve në ndërtesën që do të bëhet shtëpia e re e Administratës Tatimore të Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Me këtë investim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shërbimet e ATK-së do të jenë më afër tatimpaguesve në çdo cep të vendit gjë që do të ndihmojë edhe procesin e fiskalizimit që tashmë është në zbatim e sipër”, shkroi Murati.
Artikuj të ngjashëm
-
Parkut Industrial në Mitrovicë i vihet gurthemeli 12 vjet pas nisjes së punimeve në të
-
Kurti: Mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në Kosovë
-
Ministria e Bujqësisë hap zyrën në Mitrovicë të Veriut
-
ATK-ja gjatë vitit 2025 ka arritur të hyra mbi 1 miliard euro
-
Veriu e Jugu i Mitrovicës lidhen me urë të re