Kryetarit i komunës, Agim Bahtiri dhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe sot në varrezat e dëshmorëve në Shipol dhe kanë vendosur buqeta me lule, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Agim Bahtiri, duke folur në akademi në sallën e mbushur përplot me familjar e bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, në mesin e të cilëve ishin edhe gjeneral brigade i FSK-së, Zymer Halimi, kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve të Kosovës, Xhavit Jashari dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale e në nivel vendi, e vlerësoj lart kontributin e jashtëzakonshëm të.
Në akademi folën edhe Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës dhe kryetarja e shoqatës së dala nga lufta, Alije Tmava, ndërsa nxënësit e Shkollës ëë Muzikës “Tefta Tashko”, kishin përgatitur një program kulturo-artistik.
-
Shënohet Dita e çlirimit të Prishtinës
-
Maqedonci: UÇK-ja themel i Ushtrisë së tashme të Kosovës
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë