Komuna e Mitrovicës, duke u bazuar në planifikimin e buxhetit për vitin 2018, nga e dita e enjte ka filluar realizimin e aktiviteteve në kuadër të “Ditëve të Fermerit” me qëllim të planifikimit të buxhetit edhe për fermerët dhe ndihmës në punën e tyre, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ne do të vizitojmë fermerët dhe do shikojmë mundësitë tona për mbështetjen e tyre. Gjatë këtij aktiviteti do të vizitojmë fermerët më të suksesshëm me qëllim të promovimit të punës së tyre, pastaj stimulimin për zgjerim të agrofermave dhe krijimin e mundësive të punësimit edhe për fermerë të tjerë”, ka thënë Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës në vizitën e tij të parë në fermën në fshatin Koshtovë, gjegjësisht në fermën e Hatixhe Brahimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërndryshe ky aktivitet bëhet për herë të parë në këtë mënyrë dhe synohet të bëhet aktivitet kalendarik vjetor, përmes së cilit synohet që fermerët dhe kategoritë e tilla të bëhen pjesë e rëndësishme në planifikimet komunale.
“Bahtiri dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës, Nasuf Aliu në planifikimin e buxhetit për vitin 2018, kanë planifikuar një buxhet për realizimin e projekteve të ndryshme, andaj edhe vizitat do t’i bëjnë me qëllim që për së afërmi të shohin punën e secilit dhe të dëgjojnë kërkesat dhe planifikimet e tyre, si dhe mundësitë e subvencionimit të tyre në çfarëdo forme të mundshme”, thuhet në komunikatë.