Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Mitrovicës subvencionon fermerët me makina mjelëse

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur fermerë me teknik mjelëse të qumështit, investim ky nga granti komunal dhe participim i fermerëve.

Në ceremoninë e ndarjes së makinave mjelëse të qumështit për fermerët e komunës së Mitrovicës, ishte prezent edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, bëhet e ditur përmes një njoftimi të kësaj komune.

Kryetari Bahtiri u shpreh i sigurt që do vazhdohet edhe më tutje që t’i kushtohet një angazhim i veçantë sektorit të bujqësisë.

“Shuma që është investuar për këtë projekt është 7,380 euro ndërsa participimi i fermerëve 20%”, shtoi Aliu.

Gjatë viteve 2014-2016 DBZHR ka subvencionuar 235 fermerë me makina mjelëse, ndërsa ne vitin 2016 ka subvencionuar 5 fermerë me pajisje për përpunimin e qumështit me 5 laktofriza, 3 me 300 lit dhe 2 me 200 lit, 2 duplikatorë në vlerë te projektit 15,900 euro dhe subvencionimi i 40 fermerëve me makina mjelëse në vlerë të projektit 7,210 euro.