23 qershor – Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për sigurimet bujqësore në Kosovë është mbajtur takimi informues me fermerët e Komunës së Rahovecit, shkruan sot Koha Ditore.
Synimi i këtij organizimi të drejtorisë komunale të Bujqësisë dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka qenë rritja e njohurive të fermerëve dhe shoqatave të kësaj ane mbi sigurimet për prodhimtarinë bujqësore. Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim në këtë takim të mbajtur të enjten pasdite është diskutuar me fermerët për sigurimin e prodhimtarisë bujqësore në këtë komunë, me ç’rast është thënë se ky lloj i sigurimeve pritet të nisë së zbatuari nga viti 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalën hapëse drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, Feim Fetoshi, ka pohuar se ky organ e ka për detyrë që të gjejë zgjidhje për brengat e adresuara nga fermerët dhe njëherësh ka falënderuar konsulentët e IFC-së për përkushtimin e tyre në këtë fushë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.