Komuna e Mitrovicës, është radhitur e dyta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës - Mjedisi i Pastër, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ky grant është ndarë për komunat të cilat u janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga sistemi i menaxhimit të përformancës komunale në MAPL si dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komuna e Mitrovicës në raundin e parë të skemës së grantit të përformancës - Mjedisi i Pastër pas procesit të vlerësimit të kritereve dhe indikatorëve të përformancës është radhitur në mesin e komunave fituese duke u shpërblyer kështu me grant në vlerë prej 217, 213.00 euro”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast, drejtori i Mjedisit nga Komuna e Mitrovicës, Asllan Isufi, ka falënderuar përfaqësuesit e MMPH-së dhe të GIZ-it gjerman që Mitrovicën e kanë kategorizuar me një performancë të tillë mjedisore.
“Falënderoj të gjithë akterët e angazhuar që e kanë ndihmuar për largimin e deponive ilegale, njëherësh kërkoj nga qytetarët që ta ruajnë ambientin sepse një mjedis i pastër nënkupton një shëndet më i mirë për të gjithë ne”, ka thënë Isufi.
Granti i Performancës – Mjedisi i Pastër është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, si dhe me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ).