Struktura prej betoni tashmë është ndërtuar në vendin ku ishte i ndërtuar muri ilegalisht, i cili u rrënua.
Por, ka dyshime se zyrtarë të Mitrovicës Veriore kanë ndryshuar projektin me qëllim që të zvogëlohet pjesa hyrëse te kunjat lëvizës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, nuk ka pranuar të flasë, pavarësisht se fillimisht tha se do të përgjigjet për këtë.
Ndërkohë, Ministria e Mjedisit që i mbikëqyrë punimet e këtij projekti, përmes një përgjigjeje me shkrim mohon të ketë pasur ndonjë ndërrim të punimeve në këtë projekt.
“Në kontaktet që kemi pasur ne si kabinet me Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, nuk ka asgjë të re atje sa u përket ndryshimeve eventuale të projektit. Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit asgjë nuk do të lejojë të ndryshojë jashtë marrëveshjes së 4 shkurtit 2017”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Qytetarët shprehin dyshimet e tyre, por mirëpresin përfundimin sa më të shpejtë të punimeve që u mundëson lëvizjen e lirë.
Ndërtimi i sheshit të quajtur “Mbreti Petër”, kishte filluar pas rrënimit të murit në afërsi të Urës së Ibrit, në shkurt të këtij viti. Punimet për ndërtimin e tij dhe hapjen e urës së Ibrit është paraparë të përfundojnë në maj.