Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jugu i Mitrovicës kundërshton murin mbi urën e Ibrit

Punimet kanë vazhduar gjate ditës së diel në murin mbi urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën Jugore me atë Veriore.

Zyrtarë nga komuna e Jugut, ndonëse vazhdojnë të mos e pranojnë një veprim të tillë, shprehin pafuqinë e tyre karshi kësaj situate, raporton KTV.

Nënkryetari i Mitrovicës Jugore, Faruk Mujka, tha se këto punime po kryhen në bazë të pëlqimit, tashmë të dhënën nga krerët e shtetit, e duke shprehur kështu kundërshtinë e tij për vazhdimin e ndërtimit të këtij muri.

Mujka po ashtu, ka deklaruar se nga bisedat joformale që ka pasur me personat e kyçur në këtë proces, pritet që qytetarët nga të dyja anët e urës do të mund të lëvizin lirshëm deri në fund të këtij muaji.

Në anën tjetër, qytetarët prapa kamerave kanë deklaruar për KTV-në se muri me çfarëdo përmasa që të ndërtohet, nënkupton thellim të ndarjes, e assesi të bashkimit.

Edhe Veriu e Jugu i Mitrovicës lidhen me urë të re LAJMET E MBRËMJES 7 muaj më parë Veriu e Jugu i Mitrovicës lidhen me urë të re

Reagime të shumta kundër këtij muri ka pasur që nga koha e qeverisë Mustafa, kur edhe kishte filluar ndërtimi i tij, e i cili më pas ishte rrënuar, pas polemikave të mëdha në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rivitalizimi i urës së Ibrit financohet nga BE-ja, ndërsa punimet në sheshin “Mbreti Petar” në veri, pjesë e së cilës është edhe muri, financohen nga komuna e Mitrovicës Veriore dhe vlera e tyre kap shumën e rreth 3 milionë eurove.