Kufirit ndërmjet Komunës së Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore ende nuk i është dhënë zgjidhje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për pasojë, në bllokadë janë edhe punimet për rivitalizimin e urës së Ibrit, të cilat i kishte marrë përsipër t’i kryente Zyra e Bashkimit Evropian.
Kjo ka bërë që të shkelen të gjitha afatet e vëna.
Edhe pse janë mbushur gati tre vjet që prej arritjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë, zbatimi i saj i ende nuk ka filluar dhe liria e lëvizjes nuk është vendosur ende mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.
Në një raport të Qeverisë së Kosovës, ky dështim i është faturuar qeverisjes lokale të Mitrovicës Veriore, e cila udhëhiqet nga kryetari Goran Rakiq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Veriorët mbajnë peng memorandumin dhe hapjen e urës mbi Ibër
-
Serbia kushtëzoi hapjen e Urës së Ibrit me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut
-
Tetë vjet pas marrëveshjes për hapje të urës mbi Ibër shtohen thirrjet që të mbetet e mbyllur
-
Jugu i Mitrovicës kundërshton murin mbi urën e Ibrit
-
Rakiq: Ura në Ibër nuk do të hapet…