Kanë kaluar gjashtë vjet që kur muri ilegal në veri të Mitrovicës, afër Urës së Ibrit, është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.
Dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.
Derisa është thënë se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidh jugun dhe veriun.
E para që ka dalë për t’i vëzhguar punimet ka qenë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila ka thënë se ai ka qenë moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Muri ndarës ka qëndruar në atë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi. /KSP
-
Veriu dhe jugu i Mitrovicës lidhen me urë të re
-
Ura e re mbi Ibër hapet për kalimin e automjeteve
-
Brenda 54 ditësh asfaltohet njëra nga urat në Ibër
-
Serbia kushtëzoi hapjen e Urës së Ibrit me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut
-
Sadiku thotë se hapja e Urës së Ibrit mund ta sjellë në tavolinë ndarjen e veriut